Në Sarandë e Korçë protesta kundër abuzimit seksual

Në Sarandë e Korçë protesta kundër abuzimit seksual

Me pankarta në duar dhe me thirrjet për barazi gjinore, qindra vajza dhe gra në Korçë dhe Sarnadë mbushën sheshet mesditën e së shtunës.

Në Korçë, kërkuan gjykim të rëndë për abuzuesit.

Por dhe reagim nga shoqëria, për ti parë djemtë dhe vajzat si të barabartë.

Në sarandë, prindër dhe mësues kërkuan krijimin e një  regjistri elektronik për të identifikuar abuzuesit.

Thirrjet për të denoncuar abuzuesit, ishin në qendër të manifestimit.

Për rreth 1 orë, vajzat dhe gratë marshuan në qendër të qyteteve, për tu solidarizuar me me viktimat e dhunës seksuale, e për ti treguar se ato nuk janë vetëm. 

EMISIONET