Në një kohë rekord për 10 ditë ka përfunduar në Milano spitali i ri për pacientët e COVID 19.

Spitali i ngritur në ish ambientet e panairit të Milanos u financua nga 1200 donatorë italianë e me një vlerë që kapërcen 21 milionë euro.

Donatorët kanë kontribuar nga 5 euro deri në 10 milionë euro.

Numri i limituar në repartet e terapisë intensive, mungesa e shtretërve, fluksi lartë i pacientëve të infektuar që momentalisht kapërcen në këtë rajon mbi 42 mijë raste pozitive, çuan të një situatë kritike të sistemit shëndetësor me nevojë ngritjen e një spitali të ri.

N këtë spital janë operativ 24 shtretërit e parë në repartet e terapisë intensive e që gjatë ditëve e javëve në vijim do të shkojnë në mbi 200.

Do të punësohet rreth 200 mjekë anestezistë, rreth 500 infermierë e gati 200 operatorë të tjerë sanitarë.

Shpërndarja e pacientëve në këtë spital të ri do të bëhet sipas udhëzimeve të task forcës së ngritur për përballimin e emergjencës së COVID 19.

"Falenderoj të gjithë donatorët që mundësuan këtë spital e të gjithë ata burra e gra që punuan non stop për 24 orë , për ngritjen e tij në një kohë rekord", tha guvernatori i rajonit të Lobmardisë Atilio Fontana.

Në ndërtimin e këtij spitali punuan për 10 ditë 500 punëtorë në 3 turne e 100 kompani.

/Ora News.tv/