Në Kukës, 17 qytetarë të karantinuar në dy hotele

Në Kukës, 17 qytetarë të karantinuar në dy hotele

17 shtetas të riatdhesuar po qëndrojnë në Kukës. Ata janë nga qytete të ndryshme të vendit dhe janë akomoduar në dy hotele.

Shtetasit shqiptarë kanë hyrë përmes pikës kufitare të Morinit, pas kërkesës për riatdhesim.

Shtetasit e kthyer do ti nënshtrohen rregullave të karantinimit për 14 ditë dhe sipas udhëzimeve të qeverisë, shpenzimet akomoduese përballohen nga vetë shtetasit e riatdhesuar, ose donatorë të mundshëm.

14 shtetasit shqiptarë jetonin e punonin përkohësisht në Kosovë, por pas mbylljes se kufijve si pasojë e pandemisë nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri.

EMISIONET