Në automjet me lëndë narkotike, fishekë, armë gjahu dhe shkop metalik, arrestohet 23-vjeçari në Gramsh

Në automjet me lëndë narkotike, fishekë, armë gjahu dhe

Një 23-vjeçar u vu në në pranga nga policia në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat.

Pas ushtrimit të kontrollit, uniformat blu gjetën në automjetin e tij 37 doza me kanabis, kokainë, një shishe farmaceutike me lëng vajor i dyshuar si kanabis, 14 fishekë, armë gjahu, një shkop metalik me hapje

''Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e shpërndarjes së drogave në doza të vogla, specialistët për Hetimin e Narkotikëve dhe Trafiqeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan, në bashkëpunim me shërbimet policore të Komisariatit Gramsh, arrestuan në flagrancë shtetasin:

M. M., 23 vjeç, banues në fshatin Cerice, Skrapar, pasi në aksin rrugor Gramsh-Kodovjat, është ndaluar nga shërbimet e Policisë dhe gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin me të cilin po lëvizte ky shtetas, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 37 doza me kanabis, kokainë, një shishe farmaceutike me lëng vajor i dyshuar si kanabis, 14 fishekë, armë gjahu, një shkop metalik me hapje (si ato që përdorin forcat e policisë), si dhe automjetin me të cilin ai lëvizte'', thuhet në njoftimin e policisë.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.

EMISIONET