Ndryshon buxheti për pandeminë

Ndryshon buxheti për pandeminë

Qeveria ka miratuar ndryshimet buxhetore të vitit 2020, ku parashikon të vërë më shumë para në dispozicion për rreziqet që mund t'i kanosen financave nga pandemia e koronavirusit dhe nga borxhi publik.

Shifrën më të lartë, prej 1,913,500 milionë lekësh, do ta vërë në dipozicion për paketën e plotë sociale antiCovid .

Në VKM vihet re se edhe nga fondi rezervë i lënë në dispozicion për 6 muajt e mbetur të këtij viti, që kap shifrën e 16,200 milionë lekëve, do të shprenzohet për emergjencat e mundshme që mund të sjellë pandemia, në një vlerë prej 13,500 milion lekësh.

Borxhi publik, përllogaritet të arrijë në vlerën e 1,272,563 milionë lekëve, pa përfshirë efektet që shkaktohen nga ndryshimi i kursit të këmbimit.

Në këtë mënyrë, nga fondi rezervë, qeveria ka vendosur të parashikojë shpenzime në vlerën e 4 100 milionë lekë në dispozion për risqet që mund të vijnë  prej tij, ndërsa vetëm 2,700 milionë lekë do të jenë në dispozicion për raste të paparashikuara.

Megjithatë, të dhënat e qeverisë flasin për një shifër të konsiderueshme të huave të marra, nga të cilat, 15 184 milionë lekë janë afatgjata për projekte, 80,177 milionë lekë nga eurobondet, 49, 833 milionë lekë nga institucionet financiare ndërkombëtare, dhe 62,600 milionë lekë, ripagesa të principalit.

Qeveria mendon se të ardhurat kryesore përgjatë këtyre muajve, do t'i përfitojë nga të ardhurat tatimore, që i parashikon në vlerën e 290,000 milion lekëve. Në vend të dytë, sërish dora do të shtrihet për ndihmë nga grantet që do të kapin vlerën e 18,000 milionë lekëve, ndërsa nga të ardhurat jotatimore do të mblidhen 20,525 milionë lekë.

EMISIONET