Ndeshja solidarizuese, Tufa: Ngjarje e veçantë për vendin tonë!

Ndeshja solidarizuese, Tufa: Ngjarje e veçantë për vendin

Të premten e 10 janarit në stadiumin kombëtar "Air Albania Stadium" u zhvilluan 3 takime miqësore të nismës solidarizuese "Luajmë dhe rindërtojmë sëbashku", ku të ardhurat shkuan për të prekurit nga tërmeti.

Në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora, gazetari, Bashkim Tufa falenderoi tifozët, të cilët sipas tij ishin të pakët duke parë edhe kauzën njerëzore të tyre.

"Realisht më mirë ishte që të ishin më shumë. Kauza nuk kishte anën sportive në radhë të parë, por atë njerëzore. Duke falenderuar dhe ato 6100 tifozë të pranishëm, pasi kushtet atmosferike nuk ishin të mira. Edhe kombëtaret që morën pjesë, pasi sollën forca zjarrëfikëse sollën edhe sportin, futbollin. Ajo ndeshje ishte një ngjarje e veçantë për vendin tonë," tha Tufa.

EMISIONET