Flamurtari zhvilloi një miqësore përballë Orikut, e fituar nga këta të fundit me rezultat 0-1, të cilët ishin dukshëm më lartë.

Në pankinën e Flamurtarit u pa për herë të parë pas kaq kohësh braziliani Marcelo Troisi,ndërsa Oriku drejtohej nga tekniku Memushi.

Dy skuadra të cilat sapo kanë mbyllur karantinën, të rikthyera në fushën e blertë pas më tepër se dy muajsh.

I gjithë takimi pati vetëm një gol, i shënuar nga Kongjoni pas një marrje të bukur të topit brenda zone, nuk fal përballë Moçkës dhe shënon me të majtën.

Në minutën e 87' ishte Caushaj i cili shpërdoroi një penallti duke e dërguar topin jashtë katërkëndëshit.

Pjesa e parë nisi e qetë me dy raste të mira për kuqezinjtë,por gardiani i Orikut Muho shpëtoi portën nga pësimi i golit. Dy minuta përpara fundit të pjesës së parë Kongjoni kaloi në avantazh Orikun.

Pjesa e dytë vijoi më e qetë me Flamurtarin që provoi lojtarët e akademisë,por asnjëri nul ka gjurmë në këtë takim.

Në minutat e fundit një ndërhyrje e parregullt brenda zone dhe Oriku fitoi një 11 m, të cilin mesfushori Caushaj nuk mundi ta shndërronte dot në gol.

Rastet ishin të pakta megjithëse të dyja skuadrat e kërkuan golin gjatë gjithë 90 minutshit.

/Ora News.tv/