Ndërron jetë në moshën 90 vjeçare legjenda e Formula 1

Ndërron jetë në moshën 90 vjeçare legjenda e Formula

Një prej legjendave të garave të Formula 1 ka ndërruar jetë ditën e sotme si pasojë e një sëmundje të rëndë.

Pavarësisht se ai nuk e ka fituar kurrë një kampionat, Stirling Moss, 90 vjeç është konsideruar si një prej pilotëve më të mirë në botë.

Ai u shtrua në spital në vitin 2016 ku qëndroi i shtuar për më shumë se 6 muaj.

Moss vuante nga një infeksion në kraharor. Më pas ai duket se u rikuperua por vijonte sërish të trajtohej me sëmundjen që i mori dhe jetën.

Legjenda britanike fitoi 16 nga 66 garat gjatë karrierës së tij.

Por dashuria për adrenalinën dhe shpejtësinë nuk e ndaloi atë që të merrte pjesë në gara dhe evenimente të ndryshme edhe pas tërheqjes nga Formula 1.

Deri në moshën 81 vjeçare ai vijoi të garonte në shumë evente të ndryshme për të moshuarit dhe legjendat e tjera të shpejtësisë.

EMISIONET