Ndërhyri për të parandaluar konfliktin në familje, polici goditet me thikë në gjoks

Ndërhyri për të parandaluar konfliktin në familje, polici

Një sherr në familje mbrëmjen e sotme përfundoi me plagosjen efektivit të krimeve Edmond Late.

Ngjarja u regjistrua rreth orës 20:05 në lagjen "11 Janari" të qytetit të Gjirokastrës ku 29 vjeçari Gazegran Ahmetaj me të meta mendore fillimisht është grindur me të atin e tij Pëllumbin dhe me të ëmën për motive banale e më pas në sherr e sipër ka goditur me gërshërë në fytyrë të ëmën 59 vjeç.

Në të tilla kushte i ati i autorit ka njoftuar policinë. Në vendngjarje shkuan forcat "Shqiponja" të cilat u përballën me të sëmurin i cili iu kërkonte të mos hynin brenda por efektivet kanë hyrë në banesë e më pas Edmond Late, efektivi 30 vjeçar është goditur me thikë në kraharor nga 29 vjeçari.

"Rreth orës 20:05, në Sallën Operative ka ardhur njoftim se shtetasi K. A., 29 vjeç, banues në lagjen “11 Janari”, Gjirokastër, i cili vuan nga probleme të shëndetit mendor, kishte plagosur me gërshërë nënën e tij dhe po e kërcënonte për ta vrarë" - njofton policia.

E ëma e 29 vjeçarit ndodhet në urgjencë ku po merr ndihmën mjekësore ndërsa efektivi i policisë në renaimcion dhe sipas burimeve jashtë rrezikut për jetën.

Forca të shumta të policisë dhe struktura më të larta të policisë vendore janë në spital në pritje të të daljes nga salla te efektivit Late.

Agresori sipas familjareve pas studimeve ka pësuar kriza të rënda  nervore dhe shpesh herë grindje me nënën e babain. Ai është momentalisht në komisaritin e policisë.

EMISIONET