Ndali Kukësin, Jonuz: E pregatitëm ndeshjen mirë

Ndali Kukësin, Jonuz: E pregatitëm ndeshjen mirë

Vllaznia tregoi se mbetet një “kockë e fortë”, pasi arriti të ruajë të paprekur portën ndaj Kukësit, duke marrë një pikë me shumë vlera në transfertë. Trajneri Mirsad Jonuz vlerësoi paraqitjen e të tijve, ndonëse pranoi se sërish në minutat e fundit pa skuadrën të shpërqendruar.

Ju pëlqeu reagimi i skuadrës sot?

Kemi treguar lojë shumë të bukur në shumë ndeshje kundër ekipeve më të mira se ne. Ishim në dijeni se Kukësi kishte probleme me kartonët dhe lëndimet, ndaj menduam t’u mbyllnim hapësirat. Gjatë ndeshjes kishim aksione të mira dhe raste për të shënuar, por dua të them që 20 minutat e fundit nuk ishim askund. Ata na bënë shumë presion. Një mesazh nderi kam edhe për fansat tanë dhe tifozët në Shkodër. Kur fitojmë dhe marrim pike, për të gjithë është e lehtë. Kur humbim duhet të jenë afër nesh, pasi është sport kolektiv, ku ndodh edhe të humbësh, edhe të fitosh.

Sot Vllaznia luajti shumë e kujdesur mbrapa dhe provoi shumë pak sulmin…

Qëndron edhe rreziku nëse hapemi në lojë, por sërish kishim 2-3 raste kur kishim aksione kundërsulmuese.

EMISIONET