Një lajm i hidhur për atletiken shkodrane dhe atë shqiptare ka mbërritur pasditen e sotme Është ndarë nga jeta në moshën 73 vjeçare ish- trajneri dhe ish- drejtori i Sportklub Vllaznia Gëzim Mema.

Ai ka vuajtur kohët e fundit nga një semundje e rëndë dhe për rrjedhojë nuk ka mundur t’ia dalë ta përballoje atë.

Gëzim Mema ka lindur në Shkodër më 17 shtator 1946 dhe që në rininë e tij do t’i përkushtohej sportit të atletikës, përveçse do të punonte për vite me rradhë edhe si mësues.

Ai ka mbajtur për 23 vite detyrën e kryetrajnerit të atletikës, ku më pas kanë ardhur edhe shumë tituj kampion, kupa Republike e trofe të tjerë të fituar nga ekipi i Vllaznisë që filloi dominimin në atletikën shkodrane, dominim që vazhdon edhe sot e kësaj dite.

Për kontributin e tij të madh si trajner, Bashkia Shkodër vitin e kaluar me rastin e festimeve të 100 vjetorit të SK Vllaznia, e shpalli atë “Trajner të Shekullit”.

/Ora News.tv/