Mustafa para takimit me ambasadorët: Ne e kemi dhënë ofertën tonë, pushtet i barabartë të dy partive

Mustafa para takimit me ambasadorët: Ne e kemi dhënë ofertën

Isa Mustafa, kreu i Lidhjes demokratike të Kosovës, ka mbërritur në Kuvend, ku pritet të mbahet takimi me ambasadorët e QUINT dhe përfaqësuesve të BE.

Takimi do të mbahet në Prishtinë, ndërkohë para se të futej në takim, Mastafa është shprehur se nuk e di se si do të shkojë takimi me ambasadorët, pasi ky takim është thirrur nga lideri i vetëvendosjes, Albin Kurti.

Na nuk e dimë nëse vijnë apo jo, ata i ka thirrë z. Kurti edhe sa i përket qëndrimeve ne e kemi dhënë ofertën tonë është oferta më e mirë që i jep pushtet të barabartë të dy partive”, - tha Mustafa.

Po ashtu, në takim është parë të futet edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi.

Janë bërë gati katër muaj që nga zgjedhjet e përgjithshme. VV-ja e LDK-ja ende nuk kanë arritur të bëjnë marrëveshje për bashkëqeverisje, ndërsa Kurti ka afat deri më 4 shkurt për ta prezantuar para Kuvendit kabinetin me të cilin mendon të qeverisë. 

EMISIONET