Minjtë kanibalë 8.1 kg po përhapen gjithnjë e më shumë gjatë bllokimit nga koronavirusi në Britani.

Në mungesë të ushqimit, minjë po luftojnë dhe po hanë njëri-tjetrin për të mbijetuar. Të quajtur “minj luftëtarë” ata po krijojnë koloni dhe janë të etur për gjak.

Ekspertët kanë treguar se minjtë kanë filluar të pushtojnë edhe shtëpitë. Një nga ekspertët i quajtur Martin Kirkbride ka treguar një rast konkret, ku minjtë kanibalë kishin krijuar një koloni brenda një makinë të braktisur dhe dilnin nëpër rrugica për të ngrënë ushqime të kalbura.

Ai tha se dikur, minjtë normalë mund të peshonin deri në 5 kg, ndërsa tani rrugicat po pushtohen nga minj gjigandë.

Eksperti beson se ka më shumë brejtës në Mbretërinë e Bashkuar tani sesa ka pasur gjatë revolucionit industrial, megjithatë shumica jetojnë në kanalizime që do të thotë se ata janë kryesisht janë jo të rrezikëshëm për njerëzit.

"Ata jetojnë me ne dhe janë këtu për shkak shkakun tonë. Sa më shumë njerëz ka, aq më shumë ushqim ka për minjtë”, shprehet ai.

Profesori Steven Belmain, nga Instituti i Burimeve Natyrore në Greenwich, ka regjistruar një rritje të brejtësve në shtëpitë periferike dhe për këtë fajëson mungesën e ushqimit.

Ai gjithashtu tha që uria i ka bërë minjtë më të egër dhe po shihen shumë shpesh nëpër rrugë gjatë ditës.

Nëse pandemia e COVID-19 nuk mbaron, minjtë mund të përhapin sëmundje të tjera zoonotike, përfshirë sëmundjen e Weil,  një infeksion bakterial që mund të shkaktojë të dridhura dhe dhimbje koke.

/Ora News.tv/