Mrekulli/ U dhunua për 8 orë dhe u varros e gjallë, shpëton gruaja

Një grua ka rrëfyer se është dhunuar dhe varrosur gjallë gjatë pushimeve në një resort në Republikën Domenikane.

Tammy Lawrence-Daley i mbijetoi për mrekulli sulmit të egër prej 8 orësh, por thotë se autori nuk është kapur ende.

51-vjeçar po qëndronte në Majestic Elegance në Punta Cana me bashkëshortin e saj Christoper dhe një çift tjetër në janar.

Por gjithçka u shndërrua në makth për të pasi u rrah pa ndjenja dhe u la për të vdekur, pasi u largua nga dhoma për të porositur ushqim.

Ajo pretendoi se ndërsa po ecte në korridor, një burrë me uniformë me logon e hotelit iu afrua nga pas.

"Më mbërtheu nga krahët dhe më futi në një dhomë tjetër,"-tha Lawrence-Daley. "Luftova me aq sa kisha mundësi në atë moment por ai ishte shumë i fortë. Për 8 orë më dhunoi. Kisha shumë dhimbje dhe frikë. Disa herë më ra të fikët."

Më pas rrëfeu sesi u varros e gjallë: "Trupi im u tërhoq poshtë shkallëve në një zonë të nëndheshme të ujërave të zeza. Më kishte goditur në kokë, më rrahu me një shkop golfi."

Sulmuesi i saj e hodhi trupin në një zonë që 51-vjeçarja e konsideroi si një 'vrimë'.

"Më varrosën në atë ferr për kaq shumë orë,"-shtoi ajo.

Gruaja kaloi 5 ditë në një spital dhe më pas iu nënshtrua një operacioni.

Ndërsa ka publikuar fotot e lëndimeve ndërsa po shërohet në spital.

"Ky njeri mendoi se më vrau, por dështoi. Ai është ende atje, si një grabitqar, duke pritur viktimën tjetër,"-tha Lawrence-Daley. "Vetëm se gruaja tjetër nuk do jetë kaq me fat sa unë."



EMISIONET