Mosha përcakton se kur fëmijët duhet të shkojne për të fjetur

Mosha përcakton se kur fëmijët duhet të shkojne për

Të gjithë ata që kanë femijë e dine sesa e vështirë është kur ke të bësh më bebe që qajnë osë fëmijë aktivë, për t’i vënë në gjumë.

Si të gjithë ne, edhe ata duan të flenë sa më vonë të jëtë e mundur,  kështu që t’ju  vendosësh një kohë për të shkuar në shtrat mund te kthehet në një ‘luftë’ të vërtetë.

Por kur është koha e duhur për të fjetur?

Nje tabelë e krijuar nga nxënësit e shkollës fillore në Wiskonsin të Sh.B.A.-së po ndahet gjërësisht online si një zgjidhje e mundshme.

Tabela mbulon femijët nga mosha 5-12 vjeç dhe u tregon prindërve ekzaktësisht se kur duhet fëmijët e tyre të  shkojnë në shtrat bazuar nga të dhënat së kur ata ngrihen nga gjumi në mëngjes. P.sh. femijët 5-vjeç duhet te flejnë në orën 18.45 ndërsa 11-12 vjeçarët duhët të shkojnë në shtrat në orën 20.15.

Si rregull, nëse fëmijët zgjohen në orën 6.30 të mëngjesit ata duhet te flenë jo më vonë se ora 20.45 e darkes, dhe nëse ata flenë në mëngjes deri në orën 7.30, koha e gjumit duhet te jetë rreth ores 21:45.

National Sleep Foundation (në shqip: Fondacioni Kombëtar i Gjumit) ka listuar sa orë gjumë duhet të marrin bebet deri ne adoleshencë:

Të sapolindurit deri në 3-muajsh: 14-17 orë gjumë

Foshnjat deri në 11-muajsh: 12-17 orë gjumë

Fëmijët deri në dy vjeç: 11-14 orë gjumë 

Parashkollorët, tre-pesë vjeç: 10-13 orë gjumë

Fëmijët 6-13 vjeç: 9-11 orë gjumë

Adoleshentët 14-17 vjeç: 8-10 orë gjumë

 

EMISIONET