Morinë, kapen me 77 mijë franga zviceriane të padeklaruara, në pranga 2 persona

Morinë, kapen me 77 mijë franga zviceriane të padeklaruara,

Policia arrestoi dy persona në pikën kufitare të Morinës për transfertë të paligjshme të parave.

Autoritetet ndaluan makinën tip "Benz" për kontroll ku sekuestruan 77,160 franga zviceriane të cilat u gjetën në çantën e dorës së pasagjeres.

Pas analizës së riskut, në hyrje të Republikës së Shqipërisë, është përzgjedhur për kontroll në vijën e dytë, mjeti tip "Benz", me drejtues shtetasin B. F.

"Gjatë kontrollit të ushtruar, shërbimet e Policisë gjetën në çantën personale të shtetases R. B., pasagjere, 77,160 franga zvicerane të padeklaruara nga ana e e tyre, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale" - njofton policia.

Në përfundim të veprimeve procedurale, autoritetet kufitare arrestuan në flagrancë të shtetasve B. F., 35 vjeç, banues në Kavajë dhe R. B., 27 vjeçe, banuese në Ndroq, Tiranë.

Materialet hetimore u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme.

EMISIONET