Përballja e kësaj të hëne mes Vllaznisë dhe Bylisit është shoqëruar nga disa momente paniku.

Mbrojtësi i Bylisit, Andi Hodroj u përplas kokë më kokë me Markun e më pas u rrëzua në tokë pa ndjenja.

Në ndihmë të tij, erdhi menjëherë dhe autoambulanca që bëri shoqërimin e tij në spital.

Fatmirësisht pas disa çastesh ai është përmendur dhe është në gjendje tëmirë shëndetësore.

Përballja mes Vllaznisë dhe Bylisit vijon me rezultatin 1-1 në "Loro Boriçi".

/Ora News.tv/