Moderatorja shqiptare zbulon fustanin vezullues të nusërisë

Moderatorja Elita Rudi do të martohet nesër me të dashurin e saj, Gjiko. Ajo ka treguar disa detaje që të gjithë donim ti dinim nga ceremonia.

Në disa fotografi të publikuara me rradhë, Elita solli ftesat e dasmës, pajën , këpucët dhe fustanin e personalizuar.

Duket si një fustan princeshash i mbushur me xixa që do të bëjnë Elitën të ndricojë në ditën e saj më të bukur.

Fotografia me numrin “1” nuk është publikuar ende, por mund të jetë një moment ku krah saj është i dashuri i zemrës, Gjiko.

Dasma e tyre do të zhvillohet në White Garden Hotel, i cili ndodhet në magjistralen Prishtinë-Ferizaj. Thuhet se ceremonia do të bëhet në ambient të hapur ku do jenë të ftuar 700 persona.



EMISIONET