Moderatorja Ester Bylyku ka treguar në emisionin “Mos i fol Shoferit” në TV Ora se cili nga të ftuarit e saj në “Glamour Zone” e ka mahnitur. 

Ajo përmendi Stresin, i cili i ka dalë nga pritshmëritë dhe i është përgjigjur çdo pyetje që i ka bërë, pa e patur problem.

Rudina Dembacaj: Cili ka qenë i ftuari që të ka mahnitur më shumë?

Ester Bylyku: Ka qenë Stresi. Faktikisht shumica e artistëve bëjnë sikur janë çuna garipa bëjnë sikur janë çuna të thjeshtë, por kur i takojmë ne janë shumë ndryshe. Stresi ishte shumë i thjeshtë edhe më mahniti në faktin që çdo gjë që e pyesja, përgjigjej dhe nuk e kishte problem. Çfarë s’më ka treguar për jetën e vet. I kisha përgatitur një pyetësor dhe thoja këtë pyetje e di që nuk do i përgjigjej, por ndërkohë që foli për çdo gjë.


/Ora News.tv/