Ester Bylyku ka treguar për Rudina Dembacaj në emisionin “Mos i fol Shoferit” në TV Ora se nuk është një kuzhiniere fort e mirë. Madje ajo ka treguar një histori kur tentoi të bëntë një picë, por doli aq skandaloze saqë sëmuri dhe familjarët.

“Gatimi im i parë ka qenë një picë që kam bërë në shtëpi dhe ishte aq e tmerrshme saqë u sëmurën të gjithë të shtëpisë sime. Ishte pica më skandaloze që mund të bëjë një njeri. Thjesht mora ujë, miell, bëra një brumë shumë të shpifur. Mora një salcë gjelle të trashë fare dhe sipër kësaj hodha djathë të bardhë dhe e futa në furrë dhe nuk e poqa tamam. Vëllai, mami, babi të gjithë natën kanë qëndruar zgjuar, për pak do përfundonin në spital”, shprehet Esteri.


/Ora News.tv/