Ish-Miss Globe dhe moderatorja e njohur Sara Gjordeni ka qenë e ftuar në emisionin “Glamour Zone” në RTV Ora. Në bisedën e tyre, Sara pranoi për herë të parë që ishte në një lidhje, dhe muajin Shkurt, çifti do të festojnë tre vite të dashuruar. Por si u njoh Sara, me partnerin?

Moderatorja shprehet se historia e tyre nisi nëpërmjet rrjeteve sociale.

Më vjen keq që do tu them fëmijëve të mi që babain e tyre e kam njohur në Instagram. Ne në fakt ishim në të njëjtin universitet, shiheshim shpesh sepse kishim të njejtën degë dhe unë nuk e dija që ishte ai që më shkruante, sepse e kishte profilin e mbyllur. I ktheja përgjigje një here në 3-4 ditë. Dhe kur jemi takuar për here të parë, u habita”, tregon Sara.

/Ora News.tv/