Moderatorja e njohur flet për mbylljen e Intv-së: Ishte shumë e dhimbshme shkëputja

Moderatorja e njohur flet për mbylljen e Intv-së: Ishte shumë e

Moderatorja e njohur Fatma Merhasani ka qenë e ftuar në emisionin e “Mos i fol Shoferit në RTV Ora. Gjatë emisionit ajo foli edhe për mbylljen e televisionit ku jo vetëm që punonte por edhe identifikoheshe me të sepse të gjithë e njihnin si “Fatma e Intv-së” .

Ishte shumë e dhimbshme shkëputja nga Intv, por shyqyr që ndodhi në një periudhë ku unë isha shumë e shpërqëndruar tek kjo gjëja e re që po vinte në jetë dhe më ka ndihmuar shumë që ta kaloja kështu përciptazi gjithë situatën se isha shumë e hallakatur”, shprehet Fatma.

Ndërsa për një rikthim të mundshëm në television ajo është shprehur se është duke punuar për disa projekte por që dëshiron ta shijojë lindjen e djalit .

Fatma Methasani: Jemi duke punuar për disa projekte të reja por dua ta shikoj lindjen e djalit dhe kur të më japin Ok do rikthehem përsëri.

 Me siguri do duhet një kohë e gjatë që ta shikojmë përsëri Fatmën në ekran por deri atëhere nuk e dimë a do jetë më ajo vajza lozonjare me konversa .

EMISIONET