Modelja seksi bën publike lidhjen me Robertin: E dua por nuk ia prisha unë martesën me Norën

Pasi u nda me Nora Istrefin, Robert Berisha u përfol se është në një lidhje dashuria me modelen Xhesika Kadiu. Ata janë fotografuar bashkë kur kanë qenë me pushime në Turqi, por Roberti e mohoi duke shprehur se ai është bëqar.

Ditën e djeshme mesa duket modelja nuk e ka mbajtur më të fshehtë lidhjen me këngëtarin dhe përmes disa “Instastory”, ajo tregon se ka qenë e lidhur me Robertin dhe se e do ende shumë.

 “Po, është e vërtetë që kam qenë në lidhje me Robert Berishëm. Nuk e kuptoj pse gjërat duhet fshehur thua se po bëjmë krim. Personalisht mendoj që ka një dallim të madh mes të mbajturit një gjë private dhe të mbajturit një gjë sekret. Jam totalisht dakord që lidhja të mbahet private, po nuk mund të qëndroj në lidhje me dikë që më mban sekret. Njerëzit gjithnjë do të paragjykojnë dhe të kërkojnë dikë për të fajësuar. Është diçka që nuk mund të ndalet. Fytyrat publike harrojnë që edhe ata janë njerëz, kanë nevojë për dashuri dhe bëjnë gabime si çdo kush tjetër. Ne kemi një jetë për të jetuar. E nesërmja nuk na premtohet, kështu që unë nuk mund të jetoj një gënjeshtër. Ndoshta jam gabim për këtë por nuk më bëhet vonë. Ne të gjithë mësojmë nga gabimet tona. Jam kjo që jam dhe nuk kam asgjë për të fshehur. Robert, të falenderoj shumë për gjithçka që me kë dhënë këtë vit që shkoi, dhe do doja që gjërat të ishin ndryshe për ne. Ky stil jete shkatërron shumë gjëra të mëdha dhe kënaqësi të jetës. Shpresoj që një ditë gjërat do të ndryshojnë dhe ne mund të jemi bashkë përsëri. Edhe nëse nuk do të jemi, përsëri dëshiroj më të mirën për ty. Të dua tani dhe përgjithmonë.”


Pas kësaj deklarate filluan paragjykimet për modelen duke e akuzuar se ajo ka qenë shkaku i ndarjes nga Nora Istrefi duke shkatërruar familje. Xhesika ka bërë një postim tjetër ku sqaron se ajo nuk ia prishi martesën Robertit pasi ai dhe ish-gruaja ishin ndarë me kohë.

"Doja të bëja të qartë diçka që të mos ketë vend për paragjykime. Unë nuk prisha një martesë. Nuk prisha një familje. Lidhja ime me Robertit filloi shumë kohë pasi ai dhe gruaja e tij u ndanë. Unë jam rritur në një familje të bukur, me morale, respekt dhe më ka mësuar ta ndaj të mirën nga e keqja. Kështu që para se të paragjykoni, kuptoni që këtë situatë që askush nga ju s'do e kuptojë, por ju kërkoj të mendoni para se të flisni apo të bëni akuza fallco", shkruan Xhesika.


EMISIONET