Brejtësit e tërbuar kanë bastisur bankomatin e një banke në Indi, duke ngrënë mijëra dollarë kartëmonedha.

Paratë e me vlerën e më shumë se 1.2 milion rupie [17,000 dollarë amerikanë] u shkatërruan kur minjtë gjetën një shteg për të hyrë në makinerinë bankare në Tinsukia, Assam.

Autoritetet nga Komiteti i Kongresit të Assam Pradesh publikuan imazhet e invazionit të çuditshëm të makinës së bankës këtë javë.

Makina kishte qenë jashtë funksionit për disa javë, ndërsa personeli i riparimit u befasua kur bëri zbulimin e çuditshëm, raportoi Indian Express.

 

/Ora News.tv/