Ministri i Sportit në Itali kërkoi ndërprerjen e ndeshjeve të Serie A, takimet u zhvilluan normalisht

Ministri i Sportit në Itali kërkoi ndërprerjen e ndeshjeve

Ministri i sporteve në Itali njoftoi ditën e sotme që ndeshjet e Serie A të shtyhen për shkak të situatës me koronavirusin.

Me anë të një postimi në Facebook, Vicenzo Spadafora u shpreh se nuk ka kuptim që të vazhdojnë ndeshjet gjatë një krize kombëtare.

Takimi mes Parmës dhe Spal u shty me 75 minuta për shkak të këtij njoftimi. Lojtarët e të dyja ekipeve ishin gati të futeshin në fushë, kur arbitri  i takimit i kërkoi atyre që të riktheheshin në dhomat e zhveshjes.

Gjithashtu edhe ndeshjet e Milanit kundër Genoas dhe Sampdorias me Udinezen u zhvilluan pa tifozë.

Situata në Itali është tepër shqetësuese teksa janë regjistruar 366 viktima ndërkohë që numri i të infektuarve ka pësuar rritje drastike.

Brenda 24 orësh janë konfirmuar 1200 raste të reja në të gjithë vendin.

EMISIONET