Miliarderi që kërkonte partnere për udhëtimin në hënë ndryshon mendje: Do të udhëtoj vetëm

Miliarderi që kërkonte partnere për udhëtimin në

Multimiliarderi japonez, Yusaku Maezawa i cili kërkonte partnere për udhëtimin e tij rreth hënës duket se ka ndryshuar mendje.

Përmes një njoftimi në Twitter ditën e sotme ai deklaroi se e anuloi planin për të marrë një partnere, teksa theu zemrën e 27,722 vajzave të cilat kandidonin.

Pavarësisht kësaj, ai theksoi se udhëtimi rreth hënës do të bëhet por ai do të jetë pasagjeri i vetëm.

Maezaëa, përveç se një shoqëruese gjatë udhëtimit, kërkonte që ajo vajzë të martohet me të. Sipërmarrësi, i cili së fundmi u nda aktoria Ayame Goriki, 27 vjeç, u kërkoi grave që të aplikojnë në faqen e tij të internetit.

"Ndërsa ndjenjat e vetmisë dhe boshllëkut fillojnë ngadalë të më rritin, ka një gjë për të cilën mendoj: Vazhdoni të dashuroni një grua", shkroi Z. Maezaëa.

"Unë dua të gjej një partner jete", shtoi ai. "Me partneren time të ardhshme, unë dua t’i bërtas dashurisë tonë nga hapësira e jashtme."

Në postimin e tij në Twitter ai u kërkon falje të gjitha grave të cilat aplikuan për këtë udhëtim. Ai shpjegon se vendimi u mor nga vetë miliarderi.

Maezawa është pasagjeri i parë që do të udhëtojë për në hënë që prej vitit 1972 me anijen e kompanisë SpaceX të Elon Musk.

EMISIONET