Milani është duke zhvilluar një sezon me hoshilacione duke qenë larg pritshmërive të fillim sezonit.

Megjithatë specialistët e merkatos pranë klubit të Milanit vazhdojnë të interesohen në treg për transferime që mund të bëjnë në verë. Mediat italiane raportojnë se Milan nuk ka hequr dorë nga futbollisti i Juventusit, Federico Bernardeschi. 

Kuqezinjtë ishin të interesuar edhe gjatë merkatos së janarit për të, por nuk arritën të bindnin bardhezinjtë. Sipas zërave tashmë Juventus nuk e preferon më një shkëmbim me Lucas Paqueta, për shkak se mesfushori brazilian nuk ka bindur në këtë sezon.

/Ora News.tv/