Milan nuk ndalet, pas Ibrahimovic "peshkon" te United e Barcelona

Milan nuk ndalet, pas Ibrahimovic "peshkon" te United e Barcelona

Zlatan Ibrahimovic ishte blerja e parë "BIG" e Milanit në merkaton e dimrit 2020.

Kuqezinjtë arritën të bindin suedezin që të rikthehet sërish në "San Siro", me 38-vjeçarin që erdhi me parametra zero pas përfundimit të kontratës me Los Angeles Galaxy në MLS amerikane.

Megjithatë, suedezi nuk është lojtari i vetëm që do të transferohet te Milani në këtë periudhë merkatoje. Sipas asaj që shkruan "Calciomercato", Milan synon të firmos edhe me dy futbollistë mjaft cilësor në këtë merkato.

Bëhet fjalë për mesfushorin e Manchester United, Nemanja Matic dhe mbrojtësin e Barcelonës, Jean-Clair Todibo që bëjnë pjesë në planet e Stefano Piolit për fazën e dytë të sezonit të ri.

Mesfushori serb është futur në vitin e fundit të kontratës me "djajtë e kuq" dhe transferimi i tij në Milano mund të bëhet me shifra mjaft modeste. Ndërkaq, mbrojtësi francez mund të lihet i lirë nga Barcelona në formulën e huazimit, me Todibo që nuk ka gjetur shumë minuta në "Camp Nou".

EMISIONET