Meta takon Schütz: Mirëpres angazhimin e Bundestagut në rrugën drejt BE-së

Presidenti Ilir Meta ka pritur në një takim ambasadoren gjermane në Shqipëri, Susanne Schütz e cila është në përfundim të mandatit të saj.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Presidenti në një publikim në facebook, ndërsa thekson se mirëpret angazhimin e Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të Shqipërisë me BE-në.

Postimi i plotë: 

Sot prita në takimin e lamtumirës Ambasadoren gjermane Susanne Schütz, e cila mbaron mandatin e saj në Shqipëri. Tek Gjermania mike dhe partnere strategjike e Shqipërisë do vijojmë të mbështetemi me besim dhe bashkëpunim gjithnjë e më të afërt. Mirëpres angazhimin e sinqertë dhe vendimtar të Bundestagut për të ndihmuar në rrugën drejt çeljes së negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë me Bashkimin Europian dhe për përparimin e vendit drejt standardeve demokratike europiane.

EMISIONET