Meta: Shpopullimi këmbanë alarmi,16% më shumë azilkërkues se në 2018

Meta: Shpopullimi këmbanë alarmi,16% më shumë

Kreu I shtetit Ilir Meta ka ngritur edhe një herë shqetësimin e shpopullimit të vendit . Duke folur në konferencën e “Liri pa Urrejtje” Meta iu referua statistikave ku tha se në 10 muajt e parë të vitit që po mbyllim ka pasur një rritje me 16% të numrit të azilkërkuesve krahasuar me vititn 2018.

Kjo përqindje tha Meta është shumë herë më e lartë edhe se vendet e rajonit duke iu referuar Serbisë dhe Malit të Zi.

“Më shumë polarizimi tërësisht artificial I jetës politike në vend dhe përdorimi pafund I gjuhës së urrejtjes në rradhë të parë nga vetë politika ajo që i demotivon shqiptarët , të rinjtë dhe sidomos ato shtresa apo kategori që kanë kërkesa të larta për jetën e tyrë për të drejtën e tyre që të largohen nga vendi.Zyra mbështetëse e azilit europian në nëntor të këtij viti , pra para një muaji tregon se numri i azilkerkuesve nga Shqipëria për 10 muajt e këtij viti është rritur me 16% krahasim me vitin e kaluar 2018. Ndërkohë në raport me Serbinë për 1 mijë banorë e kemi 8.2 herë më të lartë dhe me Malin e Zi 11.7 herë më të lartë.Ishtë një lajm tronditës gjithashtu largimi I Agron Tufës , një shkrimtar I njohur dhe ish drejtues I Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit i cili u kërcënua familjarisht për shkak të detyrës dhe mendimeve të tij të shprehura publikisht” .

Meta foli edhe për lirinë e medias duke deklaruar se ka një përkeqësim të saj ndërsa fjalimin e mbylli me këtë urim

“Uroj që vitin tjeter ti gjejë mediat dhe gazetarët Shqiptarë më të lirë , më të mbrojtur dhe më më aktiv që të gjithë qytetarët e Shqipërisë të informohen ashtu siç e meritojnë në bazë të të drejtave kushtetuese të tyre”.

EMISIONET