Meta provokon nga Shkodra, i drejtohet Ramës si ish-kryeministër dhe i kujton “faullet” në politikë

Meta provokon nga Shkodra, i drejtohet Ramës si ish-kryeministër dhe i

Pas ndeshjes Vllaznia-Tirana, të cilën Presidenti Ilir Meta e ndoqi në pallatin e sportit të qytetit të Shkodrës, ai bëri një deklaratë për shefin e Qeverisë si ish-basketbollist, duke u shprehur se “si politikan bën më shumë faulle se si ish-basketbollist”. Por, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se Meta e quajti Ramën ish-kryeministër që në nisje të fjalës së tij.

Nuk dihet nëse kjo shprehje ishte lapsus nga ana e Presidentit, apo një mesazh drejtuar shefit të qeverisë, të cilit i ka lënë afat deri në datën 15 mars për të reflektuar në lidhje me atë që Presidenti e quan “grusht shteti”, ndërsa ka artikuluar shpërndarjen e parlamentit.

Ilir Meta: Kishte shumë gra, dhe kjo është një arsye për t`i mbështetur lojërat me dorë. Janë sporte shumë tërheqëse dhe jo përjashtuese, janë pra dhe për djemtë dhe për vajzat. Jam kuqezi, të dyja ekipet ishin në rregullt. 

Pastaj të dyja ekipet kanë një të përbashkët, ngjyrën blu. Ishte kënaqësia ime për ti dhuruar buqetë me lule një personaliteti të sportit, Bledar Gjeçaj. Është 7 marsi, një ditë e veçantë për tu përkulur para mësuesve të edukimit fizik. Puna e tyre duhet të mbështetet. 

Unë e respektoj dhe ish-kryeministrin si sportist, megjithëse ai bënte shumë personale në basketboll dhe për fat të keq në politikë bën më shumë faulle se në basketboll. 

EMISIONET