Meta kthen kokën 11 vite kujton "atentatin kushetutes të 21 prillit"

Meta kthen kokën 11 vite kujton "atentatin kushetutes të 21

Ishte viti  2008 kur protesta politike njohu kulmin e saj. Për herë të parë në historinë politike shqiptare 11 deputetë nën drejtimin e Ilir Metës u ngujuan në sallën e parlamentit për të kundërshtuar ndryshimet kushtetuese dhe Kodit të ri Zgjedhor pas një marëveshje midis PD-së dhe PS-së.

Atëherë Ilir Meta, kryetari i LSI, akuzoi kryetarët e këtyre dy partive se po përgatiteshin për të shkatërruar procesin zgjedhor te vitit 2009.

Kanë kaluar 11 vite, por sot Ilir Meta nga pozicioni i Presidentit ka dhënë të njëjtat sinjale për të mos pranuar asnjë kompromis, duke quajtur parimin e ndarjes së pushteteve jetik.

“Ne nuk mund të pranojmë dhe nuk do të bëjmë asnjë kompromis me atentatin kushtetues të 21 prillit. Sepse për ne parimi i ndarjes së pushteteve është i shenjtë, jetik. Është vetë vija ndarëse midis demorkacisë dhe diktaturës”, thuhet në fjalimin e Metës, ndërsa ai shton: “Edhe sot më e vërtetë dhe aktuale se 11 vite më parë!”

Çfarë sinjalesh ka Ilir Meta në kulmin e një krize politike, ku opozita e dalë nga votimi i vitit 2017 ka braktisur kuvendin, nuk ka marë pjesë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit dhe kërkon si kusht largimin e Ramës dhe zgjedhje të parakoshme bazuar një një kod të ri zgjedhor?

Ilir Meta që nuk ka qenë pjesë e festimeve për 15 vjetorin e LSI nuk ka reshtuar për tu bërë barrikada e ndonjë marëveshje që mund të luhet sërish midis dy forcave politike.

PS po shton zërat për ftesë në tryezën e reformës edhe të opozitës jashtë parlamentit, por a do të jetë LSI pjesë e kësaj tryeze?

Dhe duket se meraku i Presidentit është pikërisht ky. Si për ta forcuar këtë, Presidenti publikoi një tjetër mesazh ku me anë të një videoje në plazh nëpërmjet maces ka dashur të japë sërish një mesazh për këdo që mendon se i ngjit shkallët e pushtetit shpejt.

"Një mëngjes me një “buqetë” macesh, gjithmonë relaksues! Ato janë të dashura dhe ledhatare. Por ka edhe ndonjë guximtare që ngjitet lart, pa llogaritur rrezikun në kthim. Unë qëllova aty, për t’ia bërë të lehtë zbritjen.Ju uroj një fundjavë të këndshme dhe të mbarë” shkruan Meta.

Ndoshta në rastin konkret Presidenti e ka pasur mesazhin për kreun e qeverisë Edi Rama që pavarësisht këtij mesazhi nuk duket të ketë shenja  të rrezikimit nga pushteti.


EMISIONET