Meta: Do vazhdoj të kthej ligje antikushtetuese. Kuvendi të mos përdoret për interesa lobiste

Meta: Do vazhdoj të kthej ligje antikushtetuese. Kuvendi të  mos

Presidenti Ilir Meta deklaron se do të vijojë të kthejë ligjet sa herë që ato të jenë antikushtetuese. Një reagim i tillë vjen një ditë pasi Kuvendi rrëzoi tre dekrete të presidentit. 

Në konferencën me gazetarët Meta tha se do të vijojë të kthejë ligjet sa herë që ato të jenë në dëm të interesit publik

Ilir Meta:  Mungesa e bashkëpunimit dhe transparenca e kuvendit u evidentua dhe këtë javë ku për 3 dekrete të presidentit të Republikës u zhvillua një teatër në komision ku vetëm dekretet nuk u dëgjuan por u përsëritën nga hartuesit të njëjtat argumente sa të mira ishin ligjet duke mos i dhënë mundësi publikut për tu ballafaquar me argumentet për kthimin e këtyre ligjeve.

Unë do të vazhdoj të bëj punën time me përgjegjësi të plotë për kthimin e ligjeve antikushtetuese sa herë që ata të vijnë në kundërshtim me parimet e kushtetutës për mbrojtjen e interesit publik dhe financave të shtetit, pasi ligjet me parashikime speciale me efekt favorizues për individë të caktuar janë mjaft të dëmshëm për interesin publik dhe interesin e taksapaguesve shqiptarë

Kreu i shtetit kishte dhe një apel për Kuvendin

Ilir Meta: “Dua të theksoj thirrjen për kuvendin që të tregojë vëmendje dhe integritet në procesin ligjbërës për të mos lënë hapësira në ligje që rrisin rriskun e korrupsionit në të ardhmen në zbatmin e tyre. Duhet të jepet fund propozimeve të paqarta. 

Procesi ligjbërës nuk duhet të keqpërdoret për të kryer favore klienteliste që mund të sjellin pasoja serioze për financat publike dhe qytetarët. Kuvendi ka përdetyrë të shohë me lupë elementet për të mos u bërë pjesë dhe për të mos u përdorur nga interesa lobiste.“

EMISIONET