Mesazhi i Sorecës: E ardhmja e Shqipërisë në BE, këto janë fakte dhe jo fjalë

Mesazhi i Sorecës: E ardhmja e Shqipërisë në BE, këto

Në Ditën e Evropës, ambasadori i BE, Luigi Soreca dha mesazhin e qartë, se e ardhmja e Shqipërisë është në Bashkimin Evropian, duke theksuar se këto nuk janë fjalë, por fakt.

Gjatë fjalës së tij, diplomati evropian e konsideroi Shqipërinë si një nga miqtë më të mirë të BE. Kjo sipas tij u tregua në gatishmërinë dhe ndihmën që vendet e unionit i dhanë Shqipërisë pas tërmetit, në fillim me operacionin e kërkim shpëtimit dhe më pas me procesin e rindërtimit.

Soreca: Shqipëria është ndër miqtë shumë të rëndësishëm për ne. Pas tërmetit i gjithë BE u mobilizua me shpejtësi për Shqipërinë. Së pari për kërkimet dhe shpëtimit pastaj me ndihmë të menjëhershme ndërsa tani me rindërtimin. 

Për këtë KE po investon tashmë 150 milionë euro. Gjithsej Shtetet Anëtare të BE-së kanë premtuar së bashku 400 mln euro. 

Për të përballuar ndikimin e COVID-19, BE ka dhënë tashmë për Shqipërinë 230 mln euro ndihmë financiare dhe më shumë do të vijnë më vonë gjatë këtij viti me një plan ekonomik dhe investimesh për rajonin. 

Ne po mbulojmë tashme në terren nevojat urgjente shëndetësore dhe do të ndihmojmë rimëkëmbjen ekonomike dhe sociale të vendit. 

Është e rëndësishme për ne, të ndihmojmë miqtë tanë të Ballkanit Perëndimor, në Shqipëri, për një arsye të thjeshtë: sepse e ardhmja juaj është me ne, në Bashkimin Evropian. Këto nuk janë fjalë, por fakte.

EMISIONET