Mesazhi i fundit i një diabetikeje para se të martohej me të dashurën e saj

Një vajzë që do bëhej nuse dhe vuante nga diabeti, i dërgoi një tekst të fundit shumë tragjik të fejuarës së saj para se të vdiste e vetme në një dhomë hoteli pas pritjes për adoptimin e një fëmije.

Collette Lee, 33 vjeç, vdiq nga një mbidozë e insulinës në një hotel, pasi i dërgoi partneres së saj Sasha Ruan një mesazh duke thënë: "Faleminderit që më 'krise shpirtin'."

Menaxhere e një bari, nga Bolton, Manchester, ajo u gjet e vdekur në maj.

Në qershor, Sasha tha se Collette kishte planifikuar dasmën e saj të ëndrrave dhe kishte vetëm dy pagesa të mbetura në veshjen e saj për ditën e madhe.

Në natën e vdekjes së saj, Collette kishin biseduar me Sashën se ajo nuk mund të adoptonte fëmijë, për shkak se ish partneri i Collette nuk kishte dhënë një një referencë, u tha në gjykatë.

Në një deklaratë, Sasha tha: "Collette dhe unë ishim së bashku për tre vjet dhe u takuam së pari në Bar Vanilla ku ajo punonte dhe udhëtuam në shtëpi në të njëjtin autobus.

"E kam dashur dhe jam kujdesur për të (Collette) dhe kemi pasur plane për të ardhmen së bashku.

"Ne kishim dashur të adoptonim fëmijë, por ish-partneri i saj e ndaloi miratimin tonë duke mos dhënë një referencë.

"Unë jam informuar me trishtim se ajo u zbulua pa jetë në hotel dhe vdekja e saj ishte konfirmuar. Unë u shkatërrova.

"Nuk besoja që Collette kishte për qëllim të merrte jetën e saj. E kam dashur dhe e kemi planifikuar së bashku një të ardhme ".

Një patolog që shqyrtoi Collette pasi vdiq në dhomën e hotelit, Dr Patrick Ward, i tha gjykatës se kishte vdekur nga zemra, si rezultat i hipoglikemisë që ishte sjellë nga diabeti i saj.

Ai tha: "Kam zbuluar nga shqyrtimi i kësaj zonje se ajo kishte nivele të larta të lëngjeve në mushkëritë e saj dhe truri i saj ishte i fryrë.

"Në diabetin e tipit 1, një nga shkaqet e zakonshme është niveli i ulët i sheqerit në gjak. Në vendngjarje, ata gjetën një dhe gjysmë lapsa bosh insulinë. Këto nivele janë më të ulëtat të sheqerit në gjak, shkruan 'The Sun'.

"Ajo ka përdorur lapsat e saj të insulinës dhe ndoshta nuk kishte diçka për të ngrënë, ndaj dhe nivelet e saj të sheqerit në gjak kanë rënë.

"Shkaku i saj i vdekjes është dështimi i zemrës që vjen nga hipoglikemia që vjen nga diabeti i tipit 1."

Babai i saj, Stephen Lee, Masoneri Simon Nelson tha: "Ajo ishte shumë e shoqërueshme dhe kishte shumë miq. Kishte më shumë se 350 vetë në funeralin e saj e cila ishte një testament se sa shumë e donin. Ajo ishte plot me jetë.

 Nelson tha se nuk kishte dëshmi të mjaftueshme për të thënë se ajo kishte kryer vetëvrasje.

Ai tha: "Unë nuk mund të them se Collette Lee kishte menduar për pasojat e veprimeve të saj, nuk ka asnjë mënyrë që të mund të kënaqem që ajo kishte për qëllim t'i japë fund jetës së saj edhe standardit të ri të ulët të provës për balancën e probabiliteteve.

"Përfundimi im do të lexojë se ajo vdiq nga hipoglikemia në rrethana ku qëllimi i saj mbetet i panjohur".




EMISIONET