Merr fund dilema, Altin Lala tregon të ardhmen e Rashicës

Merr fund dilema, Altin Lala tregon të ardhmen e Rashicës

Milot Rashica do të vazhdojë të luajë në Bundesliga të paktën deri në qershor të vitit 2020. 

Talenti 23-vjeçar i Kombëtares së Kosovës, s’do të largohet nga skuadra e Werder Bremen me të cilën po zhvillon paraqitje pozitive. Lajmin për të ardhmen e Rashicës e ka konfirmuar agjenti i lojtarit, Altin Lala. Në një intervistë për ‘Kicker’, Lala është shprehur se Miloti nuk do të largohet nga kampionati gjerman në janar.

Rashica ka luajtur 12 ndeshje për Werderin këtë sezon, ka shënuar tetë gola dhe ka dhuruar tre asistime. Shqiptari ka një kontratë me klubin gjerman deri më 2022. Për Rashicës interesim kanë shprehur disa skuadra Angleze si West Ham, Tottenham apo edhe Milani në Serie A.

EMISIONET