Mërgjyshi: Partizani ishte komplet jashtëloje, faj ka dhe skuadra

Mërgjyshi: Partizani ishte komplet jashtëloje, faj ka dhe skuadra

Që pas humbjes në derbi me Tiranën me rezultatin 5-1, Partizani ka pësuar një rënie të dukshme në kampionat.

Normalisht për formën e skuadrës një përgjegjësi të madhe ka trajneri.

Por për trajnerin Artan Mërgjyshi i ftuar në Ora Sport, një pjesë të fajit e ka vetë klubi

Artan Mërgjyshi: Unë jam në pozicion të vështirë por nuk mund të flas për trajnerin. Kur është trajner i huaj e kemi më të thjeshtë për ta kritikuar. Trajneri ka përgjegjësinë e vetë është normale. Por një faj të madh ka dhe vetë klubi, për merkaton që ka bërë. Klubi hoqi trajnerin kampion, 8 lojtarë formacioni. Nisi kampionatin me Lerdën e më pas e hoqi. Ndryshuan skemën. Gjetja e Bitrit në krahun e djathtë ishte pikë e dobët dhe Kukësi aty e fitoi ndeshjen. Këto janë dhe gabime teknike. Pashë një Partizan të vakët e pa ide, pa kombinacion. Në fillim të lojës nuk u dha një penallti të pastër. Ky nuk është një justifikim për rezultatin e dobët. Kur merr dishezën ke dhe probleme të tjera. Po t’i referohemi ndeshjen me Skënderbeun, Partizani luajti mirë dhe skuadra sërish pësoi 2 gola. Të kuqtë kanë probleme me mbrojtjen. Sot ishte komplet jashtë loje. Të gjithë problemet tani do shkojnë tek trajneri.

EMISIONET