Dominimi i Mercedes vijon edhe në Çmimin e Madh të Spanjës.

Valtteri Bottas ka regjistruar kohën më të shpejtë në pistën e Barcelonës, duke siguruar pole-position e tretë rrjesht. Finlandezi e përshkroi pistën për 1 minut 15 sekonda dhe 406 të qindat, duke lënë pas shokun e tij të skuadrës, Lewis Hamilton.

Kampioni në fuqi i botës ishte vetëm një gjysëm sekondi më vonë se Bottas. Vetëm vendi i tretë për Ferrarin e Sebastian Vettel, që e preu finishin + 0.866 nga Bottas. Vetëm vendi i 5-të për Leclerc, ndërkohë që rrjeshti i dytë në Barcelonë do të plotësohet nga piloti i Red Bull, Verstappen.

Çmimi i Madh i Spanjës është i 5-ti në këtë sezon të Formula 1. Aktualisht, klasifikimin e kryeson Bottas me 87 pikë, i ndjekur nga Hamilton me 86 dhe Vettel në kuotën e 52 pikëve.

/Ora News.tv/