Disa adoleshentë të cilët po realizonin video për "Tik Tok", kanë gjetur në një breg shkëmbor një valixhe me mbetje njerëzore.

Ata shkuan për ta hapur dhe me shaka po shpresonin që valixhja të kishte lekë. Kur një nga vajzat u afrua për ta hapur, ndjeu një erë shumë të fortë dhe të keqe.

Ata u frikësuan dhe telefonuan policinë. Policia erdhi në vendgjarje dhe mori pjesët e trupit të kufomës për të hetuar më gjërë.

Adoleshentët kanë filmuar të gjithë ngjarjen dhe e kanë publikuar videon në “Tik Tok”.


@ughhenry

Something traumatic happened that changed my life checkkkk

/Ora News.tv/