Menaxheri i njohur zbulon prapaskenat te Partizani, flet për Sormanin dhe merkaton te "demat"

Menaxheri i njohur zbulon prapaskenat te Partizani, flet për Sormanin dhe

Adolfo Sormani nuk ka qënë emri i parë në mendjen e Partizanit.

Këtë e pohon menaxheri i futbollistëve, Andi Matraxhiu, i cili në studion e "Ora Sport" në Rtv Ora foli për prapaskenat e kësaj tratative, si dhe personit që bën merkaton te "demat e kuq".

"Trajneri Gega ka disa konflikte në klub që nuk janë sheshuar ende. Rikthimi i tij duhet të pajtohet pak a shumë me ato që kanë pasur përplasje me ta. Sormani është rikthyer tashmë dhe mund të largohet nëse do të pësojë një rrëshkitje këmbë. Unë nuk jam në fakt për rikthimet. Sormani erdhi falë kërkesës së presidentit, Gaz Demi. Te Partizani, pa aprovimin e drejtorit, Rama nuk afrohet askush. Ndërkohë, pas Ramës është një koleg i imi dhe i sugjeron emrat e lojtarëve që duhet të blihen. Emri i parë që i ka ardhur në mend Partizanit është Gega. Nuk e di se kush e solli Sormanin," përfundoi Matraxhiu.

EMISIONET