Ermal Peçi, ka qenë i ftuari i parë në emisionin ‘Glamour Zone’ në RTV ORA, ku së bashku me moderatoren Ester Bylyku, iu nënshtrua një pyetësori ku duhej të përfundonte fjalinë. Ndër të tjera, Ermali përmendi edhe këngëtarin e famshëm Robert Berisha, të cilin mediat shqiptare ‘nuk e kuptojnë’.

Ester Bylyku: Ermal, plotëso fjalinë: ‘Nuk e kuptoj përse Robert Berisha …….’

Ermal Peçi: Nuk e kuptoj përse Robert Berisha, ndonjëherë lëshon disa shashka që kuptohet që janë humor, por mediat shqiptare nuk e kuptojnë në këtë prizëm. Po ta njohësh Robertin nga afër, ai është shumë ‘funny’

Ester Bylyku: E njoh, sepse e kam intervistuar, ka humor.

/Ora News.tv/