Gjatë intervistët në emisionin “Why Not” në RTV Ora, Roza Lati i ka lexuar disa nga pyetjet e fansave që i janë drejtuar Rudina Dembacajt në “Instagram”, për të ditur më shumë për jetën e saj private dhe profesionale.

Një nga pyetet që iu bë moderatores ka qenë nëse ka qejf të bëhet deputete. Ajo është shprehur se nuk e ka qejf politikën dhe se i është propozuar dy herë për t’u bërë deputete dhe nuk ka pranuar.

Roza Lati: A do kishe qejf të bëheshe deputete, apo ty vetëm të pëlqen politika?

Rudina Dembacaj: Që Marku është ish-deputet kjo nuk do të thotë se më pëlqen politika. Unë nuk kam një dashuri të madhe për politikën, unë kam keqardhje shumë të madhe për gjëra që kanë bërë politikanët tanë, kanë keqqeverisur edhe krahu i majtë edhe i djathtë. Nuk do doja të bëhesha deputete, unë kam pasur propozim dhe nuk kam pranuar. Kam patur propozim dy herë.

/Ora News.tv/