Mbrëmja e sotme ka sjellë kryefjalën e futbollit spanjoll dhe atë evropian në klasiken mes Realit të Madridit dhe Barcelonës.

Pjesa e dytë

Reali Madrid e nis me vrull këtë pjesë të dytë duke ushtruar akoma më shumë presion.

Ata rrezikuan disa herë portën e blaugranasve me disa goditje nga distanca por Ter Stegen tregohet fantastik duke i mohuar dy raste shumë të mira.

Në minutën e 60’ Madrilenët kishin një shans shumë të mirë për të shënuar. Një pasim në ajër për Iscon i cili me kokë arriti të mposhtë Ter Stegenin, por në vijë fatale ndodhet Pique i cili këtë herë i mohon golin.

Më në fund madrilenët marrin frymë lirisht teksa në minutën e 72’ Vinicius Junior shkëputet në krah. Pasi futet në zonë ai godet por është Pique që e dërgon topin në rrjetë.

Mesi nuk arriti dot të bënte më të mirën e tij teksa u ndëshkua me karton të verdhë në minutën e 85 për një ndërhyrje të parregullt në dëm të Kasemiros. Kur u mwendua se ndeshja do mbaronte me fitoren minimale të madrilenëve, i sapo futuri Mariano arriti të dyfishonte shifrat me prekjen e parë të topit duke detyruar Ter Stegen të nxjerrë topin për herë të dytë nga porta.

Me këtë fitore Real Madrid merr kryesimin e La Liga me 56 pikë, 1 pikë më shumë se Barcelona e vendit të dytë. 

Pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë me shifrat 0-0. Minutat e para folën më shumë për madrilenët të cilët arritën të mbyllnin në gjysmëfushën e tyre Barcelonën.

Shumë raste të mira nga Los Blancos por pa arritur të tundin rrjetat.

Barcelona arrin të zgjohet me rastin më të mirë të pjesës së parë në minutën e 35’ ku Arthur arrin t’i shkëputet vijës së mbrojtjes.

I gjendur përballë gardianit të portës madrilene, Cortoi, Arthur nuk arrin ta dërgojë dot topin në rrjetë.

Ndeshja luhet në stadiumin “Santiago Bernabeu” e vlefshme për javën e 26 të La Ligas.

Barcelona mban kryesimin e kampionatit në kuotën e 55 pikëve ndërkohë që Real Madrid është në vendin e dytë me 53 pikë.

/Ora News.tv/