Janë mbyllur 45 minutat e para të takimeve të natës së sotme në kompeticionin Uefa Champions League në kuadër të fazës me eliminim direkt. 

Kështu Napoli ka triumfuar në 45 minutat e para kundër Barcelonës me rezultatin 1-0 me një gol të shënuar nga Dries Mertens në minutën e 30. Ndërkohë në takimin tjetër mes Chelsea dhe Bayern Munchen nuk ka patur gola por ekipi gjerman ka luajtur më mië duke krijuar disa raste të rrezikshme për të zhbllokuar rezultatin.

/Ora News.tv/