Drafti i reformës zgjedhore të hënën shkon në Komision

Drafti i reformës zgjedhore të hënën shkon në Komision

PD dhe PS kanë gjetur gjuhën e përbashkët edhe për financimet e partive politike në kohë normale dhe gjatë periudhës zgjedhore.

Në mbledhjen prej 4 orësh socialistët e pranuan kërkesën e opozitës së bashkuar për rritjen e financimit publik dhe uljen e atij të privatit.

Gjiknuri: Buxheti i shtetit do të dyfishojë financimet për partitë dhe tavani do të jetë në raportin 1 me 3.

Pavarësisht së Këshilli i Europës u kërkoj përfaësuesve të partive që të heqin dortë nga transmetimi i reklamave politike.

Gjiknuri: Do të lejohet reklamat pavarësisht se ka pasur një rekomandim të Europës. Mendoj se nuk jemi ende në fazën për t’i ndaluar reklamat politike.

Ndërkohë që mazhoranca dhe opozita duhet të gjejnë dakordësinë për mekanizimin e përgjedhjes së anëtarëve, ndërkohë që në fillim të javës Këshilli Politik do të ketë draftin e plotë.

Bylykbashi: “Dakordësuam mendimet lidhur me financimin e fushatës zgjedhore dhe rolin e medias. Të hënën do të çoj draftin në Komisionin e Reformës Zgjedhore dhe më pas drafti të shkojë në parlament. KQZ nuk ka element surprizë, po diskutojmë disa mekanizma të procedurës së zgjedhjes së anëtarëve. Ekspertëve u la detyrë që të mbyllin draftin final brenda së hënës”

Opozita parlamentare ka propozuar sistemin proporcional me konkurrim rajonal me lista të hapura me një prag prej 5% të votave të vlefshme në rang vendi.

Ndërkohë surpriza e këtij projekligji është propozimi për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, një dëshirë e vjetër e socialistëve.

Lexo edhe: Hajdari: Kam mbaruar punë me Këshillin Politik, beteja ime tani në Kuvend për ndryshimin e sistemit

Ora 11:00- Çështjet për të cilat opozita dhe PS nuk kanë rënë akoma dakord

Mbllidhet sërish Këshilli politik për reformën zgjedhore ditën e sotme te pallati i Kongreseve. Të katër anëtarët e Këshillit politik kanë në tryezë tashmë draftin e punuar nga të gjithë ekspertët me pikat e dakordësuara. 

Po ashtu, kanë lënë të hapur edhe çështjet për të cilat nuk kanë pasur konsensus.

E para është çështja e  financimit të partive, ku palët duhet të bien dakord se sa duhet të jetë përqindja nga buxheti i shtetit për partisë, si në kohë fushate, po ashtu edhe në kohë normale, si dhe sa do të jetë raporti mes financimi privat dhe shtetëror.

Kjo ka qenë një kërkesë e opozitës për uljen e financimeve nga privati dhe është pranuar në parim nga mazhoranca, por tashmë duhet të gjejnë formulën e duhur në detaje.

Një çështje tjetër janë nivelet e komisionit qendror të zgjedhjeve.

Komisioni rregullator dhe Ankimor, në njërin prej tyre opozita do të jetë shumicën e anëtarëve, 3 opozita dhe 2 mazhoranca.

Por mbetet për tu dakordësuar se cilin nga komisionet do të ketë mazhoranca dhe cilin opozita.

Ndërkohë, zëvendës-kryetari i KQZ-së  që do të merret vetëm me teknologjinë do të jetë një propozim i opozitës dhe do të votohet në parlament me 3/5.

Një çështje që ka mbetur pezull nga ekspertët është sesi do të futen në sistem PD dhe LSI, pasi duhet të shkruhen në Kod, duke qenë jashtë sistemit.

Një nga ekspertët ka kërkuar që të ketë një dispozitë kalimtare, por kjo pritet që kjo çështje të diskutohet në këtë mbledhje dhe të dilet me një draft të plotë që do t’i shkojë komisionit për reformën zgjedhore dhe më pas të miratohet në Kuvend me 84 vota.

Ne 17:00 mbledhja e Komisioniut- Po psadite ka një mbledhje të komisionit të reformës zgjedhore të thirrur nga Damian Gjiknuri, për të mësuar se ku kanë arritur me gjitha pikat e marrëveshjes së 5 qershorit.

Ndërkohë, deputetët e opozitës parlamentare që e kanë kundërshtuar këtë marrëveshje dhe miratimin e saj, kanë depozituar në Kuvend në projektligj për ndryshimin e sistemit, duke propozuar një sistem proporcional rajonal me lista të hapur dhe jë prag prej 5% me të gjitha votat në rang vendi.

Po ashtu, ka edhe një propozim nga PS që nuk duhet të ketë koalicione parazgjedhore, por kjo mbetet për t’u parë nëse PD do të pranojë si kërkesë.


EMISIONET