Mashtroi se ishte viktimë e sulmit terrorist, dënohet me 1 vit burg

Menaxheri i një restoranti deklaroi se ishte viktimë e sulmeve terroriste në 2015 në Paris dhe kërkoi kompensim, por rezultoi se mashtronte.

Yann Abdelhamid Mohamadi deklaroi se ishte në restorantin "Casa Nostra" kur një djalë i armatosur shkaktoi vdekjen e pesë personave jashtë. Përvec deklaratës së rreme, ai akuzohet se i shiti videon e sulmit të përditshmes britanike "Daily Mail".

Gjykata e dënoi me një vit burg nën akuzën "përpjekje për mashtrim".

Edhe një tjetër, i identifikuar si Serge Dieujustse, pranoi se bëri deklaratë të rremë sikur ishte viktimë e sulmit dhe mori të njëjtin dënim.

Duke pretenduar se ka qenë në bodrumin e restorantit gjatë sulmit, Mohamadi tentoi të fitonte kompensim nga Fondi i Garancisë Kombëtare të Viktimës, FGTI.

Fondi e mohoi kërkesën dhe zbuloi se ai nuk ishte në vendin e ngjarjes në sulmin që ndodhi më 13 nëntor 2015, i cili shkaktoi vdekjen e 130 personave dhe plagosi më shumë se 350 të tjerë.

EMISIONET