"Marubi" zbulon dokumentet, Bedeni: Kemi gjetur letërkëmbime me fotografë të shquar europianë

"Marubi" zbulon dokumentet, Bedeni: Kemi gjetur letërkëmbime

Jo vetëm dixhitalizimin e fotove, një punë që është në proçes, por për herë të parë muzeu i fotografisë “Marubi” ka arritur të ketë tashmë të përfunduar dixhitalizimin e inventareve, faqeve të indekseve të klientëve, fletoreve me shënime dhe ditarëve të punës të studiove fotografike, që muzeu ruan në arkivë.

Një punë voluminoze e kryer në kuadër të programit “Edukimi përmes kultures” i nisur plot 3 vite më parë.

Të rinjtë që ju bashkuan nismës, sfiduan ditët e nxehta të verës dhe dhanë kontributin e tyre në ruajtjen dhe konservimin e vlerave të trashëgimisë si dhe në aspekte të ndryshme të punës në muze.

Pinjollët e dinastisë “Marubi” kanë ruajtur në këto dokumente momente të shënuara, leterkëmbime me emrat e shquar europianë të fotografisë si Lumier apo Agfa.

Nëse ky proçes u mbyll duke bashkëpunuar me të rinjtë, për dixhitalizimin e fotografive, ku arkivi i pasur numëron mbi 500 mijë negativë, nuk është diçka e lehtë dhe që mund të kryhet në një kohë të shkurtër.

Ky proçes i kryer me mbi 16 mijë faqe regjistrash të inventarëve dhe 5 mijë e 343 faqe indekse e shënime, do të lehtësojë edhe më tej punën kërkimore si dhe do të jetë në shërbim të hulumtuesve të arkivës Marubi.

Sot Muzeu i Fotografisë duke kaluar në dixhitalizim, arkivim dhe katalogim të të gjithë koleksionit të pasur, i shërben ruajtjes në kohë, por edhe historisë së fotografisë shqiptare që rreshtohet përkrah asaj europiane e botërore.


EMISIONET