Maradona në fije të perit, shumë pranë largimit

Maradona në fije të perit, shumë pranë largimit

Aventura e Diego Armando Maradona në stolin e Gimnasia La Plata mund të jetë në rrëzik.

Gjithçka lidhet me fatin e presidentit, Gabriel Pellegrino, të cilit i përfundon mandati. Por, sipas "Radio La Red", nëse Pellegrino fiton zgjedhjet për presidencën e klubit, Maradona do të ishte sërish në krye të Gimnasia.

Maradona mori drejtimin e klubit argjentinas në shtator të këtij viti. Gjatë drejtimit të tij, Gimnasia La Plata ka marrë vetëm dy fitore në 7 ndeshje, duke treguar një formë të keqe dhe duke rrëzikuar jo pak qëndrimin mes më të mirëve.

EMISIONET