Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka vendosur që nga sot, më 17 qershor, të hapë të gjitha vendkalimet kufitare në vend duke zbatuar masat që janë ende aktive.

Për të hyrë në vend është e detyrueshme të paraqitet një test i vlefshëm PCR, jo më i vjetër se 72 orë. 

Mbetet në fuqi po ashtu edhe masa e nënshkrimit “Deklaratë e vetë-izolimit të detyrueshëm për 14 ditë”, në bazë të së cilës Inspektorati Sanitar dhe Shëndetësor i Shtetit përgatit një vendim për mbikëqyrjen shëndetësore dhe vetizolimin shtëpiak, i cili kontrollohet nga Ministria e Brendshme.

Të martën në Maqedoninë e Veriut u regjistruan 8 viktima dhe 134 raste të reja me Covid-19..

Numri i viktimave ka shkuar në 201 ndërsa i të infektuarve në 4,289.


/Ora News.tv/