Maqedonia e Veriut  vazhdon të regjistrojë një numër të lartë rastesh infeksioni me Covid-19. Në 24 orët e fundit kemi 87 raste të reja me koronavirus, ndërsa një pacient 74-vjeçar nga Kumanova ka humbur jetën.

Sipas Institutit të Shëndetit Publik, 5 pacientë të tjerë janë shëruar.

Numri i përgjithshëm i rasteve të diagnostikuara që nga fillimi i epidemisë është 3.239, numri i pacientëve të rikuperuar është 1,658, numri i vdekjeve është 157, dhe aktualisht numri i rasteve aktive në vend është 1.424.

Ndërkaq Ministri i Shëndetësisë Venko Filipçe tërhoqi propozimin e Komisionit për orë policore në vatrat e virusit.

Tërheqja e tij erdhi pas argumenteve pro dhe kundra të kabinetit qeveritar.

Burime të Alsat nga mbledhja e Qeverisë thonë se ky propozim do të kthehet përsëri në Komisionin për Sëmundje Infektive.

/Ora News.tv/